E për ata që preferojnë portokallin më poshtë ju sjellim një recetë se si të realizoni nje pije me këtë frut, dhe me shije vanilje.
Përbërësit
1 portokall
¼ filxhan kos pa yndyrë
2 lugë gjelle lëng portokalli
¼ lugë vanilje
4 kuba akulli
Përgatitja
Përziejmë portokallin, kosin, lëngun e portokallit, vaniljen dhe kubat e akullit. Të gjithë përbërësit i grijmë në mikser derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme. Pija është gati.