“Dikush është pasuruar për të falur tokat e vendit!”

Përderisa pritet seanca vendimtare për ratifikimin e marrëveshjes kufitare me Malin e Zi, anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk po pushojnë së treguari se Kosova po humbet tokë me këtë kufi.

Avni Zogiani nga kjo parti thotë se edhe nëse vetëm dyshime do kishte rreth 8400 hektarëve, atëherë marrëveshja nuk do duhej votuar.

Zogiani thotë se Kosova historikisht ka humbur tokë, duke u shpërndarë vendeve fqinje.

Ai shton se dikush është pasuruar për të falur tokat e vendit!

“Edhe nëse ekziston thjesht një dyshim rreth territorit, nuk do duhej votuar humbja potenciale e 8400 hektarëve. Toka e vendit tënd është e përjetshme… e kemi te huazuar nga gjeneratat qe vijnë, nuk është e jona! Askush nuk ka me shume shembuj te humbjes se tokave neper histori si shqiptaret. Ata sot janë te shpërndare ne shtetet fqinje. Kjo ka ndodhur gjithmonë ne ketë mënyre. Dikush është pasuruar për te falur tokat e vendit!” ka shkruar Zogiani./GazetaBlic/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme