Një trup i pajetë i cili thuhet se i takon një 16 vjeçareje është gjetur në orët e mbrëmjes së ditës së hënë në rrugën “Ymer Devetaku”, në Shtime.
nënkoloneli i Policisë në rajonin e Ferizajt, Basri Shabani, viktima është një vajzë rreth moshës 16 vjeçe, nga fshati Reçak, komuna e Shtimes.
Ai ka treguar se është duke u bërë obduksioni i trupit të pajetë nga mjekësia ligjore për të ardhur në konstatimin e kësaj vdekje.
“Një natë më parë është gjetur trupi i një personi të pajetë, e cila dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë në ndërtim e sipër. Është një vajzë rreth moshës 16 vjeçare e fshatit Reçak, në klasën e 10-të në Shtime. Po presim rezultate në bazë të hetimeve për të ardhur deri tek e vërteta e rastit. Trupi i pajetë është në obduksion tek mjekësia ligjore deri në konstatimin e kësaj vdekje”, ka thënë Shabani.