Me veturë goditi për vdekje një fëmijë, u dënua më 2 vjet burgim

Gjykata Themelore në Gjilan i ka shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite burgim të akuzuarin L.L.

Me datën 22 shkurt 2018 i akuzuari L.L. gjatë ngasjes së automjetit të tij në rrugën Gjilan – Prishtinë, nuk i është përshtatur rregullave të komunikacionit, për pasojë ka goditur fëmijën E. B., i cili nga plagët e marra nuk ka arritur të mbijetojë.

Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik neni 378 paragrafi 1 lidhur me nenin 8 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Gjykata pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari, ka shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite burgim, dhe dënim plotësues ndalimi i drejtimit të automjetit në afat prej 3 (tre) vite pas përfundimit të dënimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme