Tri vajza kanë penguar ministren e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, që të mbajë fjalimin e saj në aktivitetin që po mbahet sot në “Javën e Gruas”.
Derisa ministrja Hoxha po e merrte fjalën në këtë aktivitet, me temën lufta kundër korrupsionit, fjalimi i saj u pengua nga tri vajza të cilët në dorë po mbanin një pankartë më mbishkrimin “Dhurata je përly në krimin që e ke kryer”, raporton KP.
Në pankartë ishte edhe fotografia e aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, i cili ka vdekur qendrën e paraburgimit në Prizren.
Në këtë kohë, Hoxha ka qenë ministre e Drejtësisë e që VV vazhdimisht ka kërkuar përgjegjësi nga ajo për vdekjen e Deharit.
Tri vajzat janë larguar nga sigurimi i sallës ku po mbahet aktiviteti.