Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë sjellur në Kuvendin e Kosovës peticionet e qytetarëve (të nënshkruar në vitin 2015) që kundërshtojnë marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi, e paraparë të votohet sot.
Ata janë parë teksa po hynin në Kuvend, duke bartur peticionet për t’i futur brenda.
Tre liderët e partive opozitare (VV-AAK-NISMA) atë kohë kishin organizuar një peticion të tillë për të nënshkruar nga qytetarët, si formë për të kundërshtuar marrëveshjen me Malin e Zi.
Ndërkohë, seanca është paraparë të fillojë në ora 16:00, por kjo gjë s’ka ndodhur ende.