Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, tashmë ka dalë nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.
Ai para se të fillojë seanca e dha një deklaratë para gazetarëve ku u bëri thirrje deputetëve që ta votojnë marrëveshjen me Malin e Zi për mos t’i lënë qytetarët e izoluar.
Delawie tha se vota për këtë marrëveshje do të tregojë se cilat parti janë serioze, për ta qeverisur Kosovën për të mirën e qytetarëve të saj, e cilat janë të interesuara vetëm për të shënuar pikë politike.