Edhe pse dha dorëheqjen në janar të këtij viti, ish-anëtari i Gjykatës Kushtetues, Besnik Imeraj është çuar për ndjekje penale.
Siç bëhet me dije, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka depozituar pranë Prokurorisë së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin për Imerajn.
“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, në bazë të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale, ka referuar pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Besnik Imeraj” bën me dije KPK.
Në Janar të këtij viti ai u larguar në detyra, duke e motivuar largimin e tij për arsye personale, ndërsa ai ishte ndër të parët që do të verifikoheshin nga organet e vettingut.