Hoti: VV-ja po e bën vendimtare Listën Serbe në Kosovë

Shefi Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës, të cilët kanë thënë se LDK-ja po bën vetëvrasje politike, duke e votuar demarkacionin.

Në një status në Facebook Hoti ka shkruar se një gjë të tillë po e bën Lëvizja Vetëvendosje, e cila po kundërshton demarkacionin dhe sipas Hotit, ky veprim po e bën Listën Serbe vendosëse për Kosovën.

“VV permes Konjufces dhe Kurtit po thone se ‘LDK me votimin e demarkacionit, po bene vetevrasje politike’?! Ata po harrojne se eshte pikerisht e kunderta. Ata po harrojne se per mosvotimin e demarkimit jane mobilizuar te gjithe armiqte e Kosoves se pavarur, te gjithe armiqte e shqiptareve”, ka shkruar Hoti.

“Vetevendosje me kete veprim po e shendrron Listen Serbe ne vendosese per Kosoven. Per ne si LDK, atdheu eshte mbi te gjitha, e jo partia. Kaq e thjeshte eshte kjo pune per ne, tash e 30 vite”, ka shkruar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme