Eksperti i integrimeve Taulant Kryeziu, në RTV 21 foli mbi çështjen e demarkacionit Kryeziu tha se kjo që po ndodh sot në Kuvend është neveritëse. Është hera e katërt që mblidhen për të diskutuar çështjen e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare.
Sipas tij kjo tregon një papërgjegjësi të plotë të deputetëve tanë në Kuvendin e Kosovës, shkruan rtv21.tv. Kryeziu deklaroi se deputetët janë duke e vra shpresën e popullit me sjelljet e tyre të papërgjegjshme në një proces shumë të rëndësishëm për vendin. “Nuk bën të luhet me interesa të vogla personale të secilës parti me çështje që kanë të bëjnë me interesin madhor të republikës tonë“, ka përfunduar Kryeziu. Ndryshe seanca për demarkacionin e cila ka nisur në ora 16:00 është duke vazhduar ende./21Media