Takim presidentësh, Thaçi dhe Vuçiq diskutojnë për zbatimin e Asociacionit dhe energjinë

Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Blerim Shala, tha sot se presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandër Vuçiq dhe Hashim Thaçi do të diskutojnë të premten në Bruksel për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, të cilat nuk kanë gjetur zbatim deri më tani, si Bashkimi i komunave me shumicë serbe dhe sektori i energjisë.

Shala për mediumin serb “Beta” tha se Vuçiq dhe Thaçi pritet që të kenë takime të rregullta për të rënë dakord mbi hapat e mëtejshëm në funksion të strategjisë për zgjerimin e BE-së në Ballkanin perëndimor.

Sipas tij, Beogradi dhe Prishtina duhet të arrijnë një zgjidhje për dy vjet, raporton “Beta”, transmeton Periskopi.

Ai kujtoi se dialogu teknik midis Beogradit dhe Prishtinës është në zhvillim e sipër dhe se të dy presidentët presin një rikapitullim të gjithçkaje që është rënë dakord deri tani.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Siguri Federica Mogerini do të presë një takim mes Vuçiqit dhe Thaçit më 23 mars në Bruksel, në vazhdimin e Dialogut të Brukselit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme