Operacion i madh në Greqi – kapen serbë dhe grekë me kokainë në vlerë një milion euro

Më shumë shtetas të Serbisë janë arrestuar në Greqi me kokainë me vlerë një milion euro, në një aksion të përbashkët të DEA-s amerikane dhe policive të Greqisë dhe Serbisë, njoftoi MPB-ja serbe.

Siç transmeton Gazeta Express, në këtë aksion janë konfiskuar 23 kilogramë kokainë me pastërti të lartë.

Sipas b92, aksioni është zhvilluar të hënën në qytetin Prevez, në veriperëndim të vendit, ndërsa janë arrestuar gjithsej pesë persona, nga të cilët katër të huaj dhe një grek, të moshës prej 47 deri 57-vjeç.

Droga është gjetur në depon e një firme, ndërsa janë bastisur edhe dy shtëpi në afërsi.

Përveç kokainës, janë gjetur rreth 5.000 euro, nëntë telefona mobilë, një peshore për matje precize, disa qindra qese najloni.

Të gjithë të dyshuarit do të nxirren para gjykatës lokale me akuzë për tregti me drogë dhe organizim të grupit kriminal.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme