Baton Haxhiu: Deputetët që hodhën gaz të trajtohen sikur kriminelët

Publicisti Baton Haxhiu, ka reaguar shumë ashpër rreth zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, ku deptuetët e VV’së kanë hedhur sërish gaz lotsjellës.

Sipas tij, deputetët që duhet ta mbrojnë ligjshmërinë në Kosovë, po bëhen akterë të dhunës dhe veprimeve kriminale.

“Këto veprime kriminale brenda kuvendit jaë pasojë e një tolerance që ka lindur dikur ndaj kësaj forme të presionit brenda institucioneve”, ka thënë Haxhiu.

 Madje ai ka kërkuar edhe dënimin e deputetëve të cilët kanë hedhur gaz.

“Nëse ka ligj në këtë vend, nëse ka gjykata, atëherë këta deputetë duhet të dënohen deri në fund, edhe ata që kanë hedhur më parë edhe tash. E madje,  duhet që këtyre deputetëve tu mirret edhe mandatet.  Mendoj që hudhja e gazit dikur ka qenë befasi për të gjithë, sot është akt kriminal, prandaj gjykatat duhet të merren njejtë si me kriminelët e të ndëshkohen nga drejtësia”, u shpreh ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme