Vjen reagimi i parë nga Albin Kurti pas arrestimit të deputetëve

 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se ratifikimi i Demarkacionit ka krijuar një situatë kriminale, në të cilën arrestohen deputetët e Vetëvendosjes, shkruan Periskopi.

Kurti tha para gazetarëve se kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka sharë e ofenduar në mënyrë të paskrupulltë deputetët e VV’së.

“Edhe sa herë duhet me sha ky për me u kuptu që është njeriu i gabuar për atë pozitë. Qëllimi kriminal i demarkacionit që na humb mijëra hektarë, ka krijuar situatë kriminale. Komisioni Bulliqi ka konstatuar se komisioni Meha ka bërë shkelje të rënda të Kushtetuteës. Ky raport është aktakuzë për Komisionin Meha dhe presidentin Thaçi. Thaçi synon që krimin dhe tradhtinë ta ratifikojë në Kuvendin e Kosovës, bashkë me homologun e tij Vuçiqin, që ka krijuar raporte të afërta. Ne jemi në mbrotje të raportit të Bulliqit, që ka kundërshtuar versionin e Mehës”, ka thënë Kurti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme