Vuçiq në biseda me zyrtarë amerikanë dhe të OKB-së për Kosovën

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq është takuar sot me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guteres me të cilin ka biseduar për situatën në rajon dhe për gjendjen aktuale në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

Për përmbajtjen e bisedimeve dhe për të gjitha bisedime tjera që i ka zhvilluar në New – York, siç përcjell “blic” i Beogradit, Vuçiq do ta njohë shumë shpejt opinionin në Serbi.

Kjo gazetë serbe më parë kishte njoftuar se Vuçiq tashmë është takuar me njerëz nga OKB –ja dhe me ata të administratës amerikane nga të cilët ka kërkuar ndihmën për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Spekulohet se në SHBA po qëndron edhe kryetari i Kosovës Hashim Thaçi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme