Ajo që për gati dy dekada fluturonte si një kërcënim mbi Serbinë ka ardhur me të vërtetë. Qendrat e Perëndimit i kanë dhënë në mënyrë të qartë një mesazh presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që ta njoh shtetin e Kosovës, shkruan Novosti.
Sipas gazetës, SHBA, Gjermania, Franca dhe Brazili kanë bërë një kërkesë unike për presidentin Vuçiq dhe maksimumin që mund të marrë Serbia është Asociacioni i komunave serbe, transmeton lajmi.net.
E kjo gjë mund të shkaktojë një frakturë të madhe kombëtare dhe politike në Serbi.
Lidhur me këtë kërkesë Vuçiq citohet të ketë thënë se nuk do ta pranojë këtë. “Nuk do të sakrifikojmë interesat kombëtare, ndërsa unë jam këtu ju nuk do të na poshtëroni”.
Mirëpo, ai e ka pranuar se pavarësia e Kosovës është çështje e mbyllur për Perëndimin dhe nuk ka kthim mbrapa.
“Për perëndimin çdo bisedë për këtë çështje do të thoshte hapje e kutisë së Pandorës. Kudo që shkova, nuk shkova në ndonjë ofensivë diplomatike, por ua shpjegova atë që ishte e drejtë. Thashë se ata e hapën kutinë e Pandorës duke mos respektuar Rezolutën 1244”, ka thënë presidenti Vuçiq pas kthimit nga SHBA./Lajmi.net/