Konfiskohen produkte pa afat në kompaninë kosovare që importoi mishin e prishur nga Belgjika

Policia e Kosovës së bashku me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) kanë konfiskuar të martën në kompaninë “Euro Ida” nga Rahoveci afro 1800 kilogramë mish pule me afat të skaduar, shkruan sot Koha Ditore.

E njëjta kompani kishte importuar në vitin 2016 mbi 60 mijë kilogramë mish nga Belgjika, një e treta e së cilës ishte kapur nga autoritetet e Kosovës dhe ishte asgjësuar, meqë përbënte rrezik për konsumatorët. Së fundi edhe autoritetet belge kanë zbuluar skandalin me mishin e prishur.

Është konfirmuar se nga ky skandal janë prekur disa vende të Evropës, përshirë edhe Kosovën.

Bastisjen e kësaj kompanie dhe konfiskimin e mishit i ka konfirmuar për gazetën zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme