Ngritet aktakuzë ndaj ish-presidentit Sarkozy

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy zyrtarisht është duke u hetuar nën dyshimin se ka pranuar fonde për kampanjë nga diktatori i ndjerë libian, Muammar Gadaffi.

Aktakuzat ndaj tij janë ngritur vetëm dy ditë pasi Sarkozy është marrë në pyetje në kryeqytetin francez.

Gjyqtarët po hetojnë për fushatën e tij të vitit 2007, përderisa fjala është për 50 milionë euro të përdorura.

Sarkozy vazhdimisht ka mohuar akuzat ndaj tij. 63 vjeçari ishte president i Francës në vitet 2007-2012.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme