Kush përfiton mbështetje financiare për lindjen e fëmijëve në Serbi, Lugina në pritje

Gratë që lindin në Serbi më në fund nuk duhet të brengosen. Gjegjësisht të gjitha ato që kanë lindur nga 1 janari 2018 do të hyjnë në programin qeveritar për nxitje të lindjeve sipasc ligjit për financim dhe përkrahje të familjeve me fëmi.
Siç mëson presheva.com, ligji përsëri do të hyj në procedurë në parlamentin e Serbisë dhe do të pësoj ndryshime.

Ndryshimi i ligjit do të filloj të aplikohet nga 1 korriku i këtij viti, ka thënë ministri për punë, punësim dhe politikë sociale Zoran Gjorgjeviq.

Sipas tij, edhe pse ligji ende nuk ka kaluar procedurën e Parlamentit, ajo që është e sigurtë është siç ka paralajmëruar presidenti serb Aleksandar Vuçiq, të gjitha gratë që kanë lindur nga 1 janari 2018 do të hyjnë në program për nxitje të lindjeve.
Nënat paratë do ti marrin çdo muaj në llogari të vet, dhe ajo do të filloj të paguhet nga 1 korriku.
Sipas tij, deri atherë ky ligj do të pësoj ndryshime për të definuar të gjitha kushtet për të aplikuar në program për nxitje të lindjeve që të mos vie deri tek keqpërdorimi.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme