Shtetasi i Shqipërisë tenton ta korruptojë Policinë e Kosovës me 10 euro

Një person me pasaportë shqiptare është arrestuar në Mitrovicë pasi ka tentuar që ta korruptojë një pjesëtar të Policisë së Kosovës

Siç ka njoftuar Policia përmes raportit zyrtar, ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Ulqini’ në Mitrovicë, të mërkurën. Pas një kundërvajtjeje në trafik, i dyshuari për të shpëtuar nga gjoba ua ka ofruar 10 euro policisë, por ka përfunduar në pranga.

“Rr,” Ulqinit”-Mitrovisë 21.03.2018. I dyshuari mashkull Rom/Shtetas i Shqipërisë, pas një kundërvajtje në  trafik, zyrtareve policorë iu ka ofruar ryshfet në shume prej 10 (dhjetë) euro. Pas intervistimit i dyshuari me vendimin e prokurorit lirohet”, thuhet në raport.

Në kuadër të punës së Policisë ka pasur raste të shumta kur Policia ka arrestuar personat që kanë tentuar t’u shpëtojnë gjobave në trafik me ryshfet

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme