Kujdes në rrugën Prishtinë – Pejë!

Bora e madhe që ka rënë gjatë orëve të fundit ka vështirësuar komunikacionin në Magjistralen Prishtinë – Pejë. Qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor e ka vështirësuar edhe më shumë nga shtresat e akullit, të cilat janë krijuar për shkak të mosintervenimit nga kompanitë e pastrimit

Në disa fotografi të dërguara nga një lexues i portalit Koha.net, shihet rruga e pa pastruar dhe ngricat e krijuara nga bora e madhe.

Argjent Zenaj nga Ministria e Infrastrukturës ka thënë për portalin Koha.net se situata nëpër rrugë nuk është edhe aq e mirë, derisa ka lutur pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes gjatë vozitjes.

“Kompanitë janë në punë, jemi në komunikim me menaxherët rajonal. Situata nuk është më e mira, por nuk është edhe shumë keq. Ne do të kujdesemi që gjatë ditës ta bëjmë edhe me mirë, ndërsa i lusim pjesëmarrësit në komunikacioni që edhe ata të kujdesen gjatë lëvizjes, sepse koha me temperatura të larta e para disa ditë ka bërë që shumë nga vozitësit të bëjnë ndërrimin e gomave të makinave, nga ato të dimrit në të verës”, ka thënë Zenaj.

“Mund të konfirmoj që hedhja e kripës dhe pastrimi i rrugëve do të vazhdojë gjatë gjithë ditës sipas orarit dhe rregullave që i kanë të përcaktuara në kontratë kompanitë”, ka thënë ai.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme