SHBA, Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe Serbisë i kanë thënë qartë që të mos mendojë për asnjë pjesë të Kosovës dhe se formalisht ose jo formalisht Beogradi duhet ta njohë pavarësinë e saj.
Këtë ofertë, siç shkruan sot “veçernje novosti”, kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, e ka marrë nga diplomatë në Berlin, Paris, Londër e Washington, ndërsa i është konfirmuar këtyre ditëve edhe gjatë qëndrimit në New York në takimet joformale me diplomatë, transmeton Koha.net.
Bashkëbiseduesit e këtyre qendrave që vendosin, pa dorëza diplomatike i kanë thënë Vuçiqit se Asociacioni i komunave serbe është maksimumi që Serbia mund të fitojë në Kosovë.
Zyrtarë perëndimorë i kanë thënë kryetarit serb se Kosova për ta është tregim i përfunduar.
Nga ana tjetër kryetari serb Vuçiq për situatën krijuar ka akuzuar pushtete e kaluar në Serbi dhe sidomos vendimin e Beogradit që shpallja e pavarësisë së Kosovës të shqyrtohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Kjo Gjykatë në vitin 2011 kishte nxjerrë aktgjykimin në të cilin kishte thënë se shpallja pavarësie nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.