Revolta për lirimin e vrasësit së Almir Aliut, Boban Iliqit dhe rikualifikimit të veprës së tij nga “vrasje” në “aksident”, ka shkaktuar revoltë jo vetëm në Maqedoni, por edhe te shqiptarët jashtë Maqedonisë.
Një protestë kundër vendimit të prokurorisë maqedonase është mbajtur dje në Prishtinë, ku është shënuar masivitet i lakmueshëm, shkruan Gazeta Lajm.
Protesta është organizuar nga Shoqata Çamëria e cila ka bërë thirrje për protestë paqësore kundër lirimit të maqedonasit që i mori jetën katërvjeçarit Almir Aliu
“Shoqata Çamëria Kosovë bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkangjiten në protestë paqësore për ALMIRIN!
Kjo protestë ka karakter senzibilizues me rastin e lirimit të kriminelit sllavo-maqedon që e vrau Almirin, dhe se “drejtësia” e Maqedonisë e liroi nga burgu vrasësin e Almirit.
Ju bëjm thirrje të gjitha organizatave, shoqatave, OJQ-ve që ta mbështesin këtë protestë!
Sot ndodhi me Almirin, neser mund të ndodhë me fëmiun tend”, thuhej në apelin e kësaj shoqate për pjesëmarrje në protestë.