Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i është kundërpërgjigjur një deklarimi të Kadri Veselit, të bërë rreth dy muaj më parë në Reçak.
Veseli në fjalimin e tij në Akademinë Përkujtimore pati thënë “Serbia mos ta provon të kthehet se më nuk do të ndalemi deri në Nish”.
Gjuriq, duke aluduar në këtë deklarim ka thënë se “Presheva Medvetgja dhe Nishi, kurrë nuk do të jenë pjesë e territorit të Kosovës, por gjithashtu Prishtina do të mbetet pjesë e Serbisë”.
“Kadri Veseli nuk është i lumtur, sepse e di se Kosova kurrë nuk do të bëhet shtet, ashtu siç Presheva, Medvegja e Nishi kurrë nuk do të jenë pjesë e të ashtuquajturës Republikë e Kosovës”.
“Prishtina është dhe do të mbetet pjesë e Serbisë, ndërsa ai (Veseli), qytetar serb”.