Prokuroria Themelore e Prishtinës, para pak çastesh i ka kërkuar Gjykatës Themelore të Prishtinës caktimin e masës së paraburgimit për deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët dyshohen se kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar për Kohën Ditore zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutifu.
Arbërie Nagavci, Drita Millaku, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Valon Ramadani, Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla janë deputetët e VV-së të arrestuar të mërkurën në seancën e Kuvendit të Kosovës për demarkacionin me Malin e Zi.
© KOHA.