Familja kërkon drejtësi për vëllezërit Bytyçi të vrarë në Serbi (Video)

Familjarët e 3 vëllezërve shqiptaro-amerikanë, të vrarë nga Serbia gjatë kohës së luftës së Kosovës, vazhdojnë të kërkojnë drejtësi. Ata ishin arrestuar në Serbi për kalim ilegal kufiri dhe më pas nuk u panë më të gjallë.

Nga Nju Jorku në kryeqytetin serb. Familja Bytyçi udhëtojnë prej vitesh në Serbi për të kërkuar drejtësi për vrasjen e tre vëllezërve që ishin ekzekutuar pas arrestimit për kalim ilegal të kufirit. Kanë takuar zyrtarë të lartë të shtetit serb dhe rasti i tyre ngelen një pengesë në marrëdhëniet e Beogradit me Uashingtonin.

Ilir Bytyçi, vëllai i viktimave beson se Serbia do të sjellë drejtësi pasi ka ndëruar pushteti. Por, deri ne ditën e gjykimit nuk heqin dorë.

Ilir Bytyçi, vëllai i viktimave: “Do të ndjeheshim të lehtësuar. Dhimbja do të jetë e freskët gjithmonë si ditën që ka ndodhur. Është përgejgjësi e kësaj qeverie të sjellë drejtësi për familjen time dhe qeverinë time. Kemi patur shumë premtime, por nuk ka ndodhur ende asgjë”.
Shqiptaro-amerikanët kishin ardhur nga Amerika për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ishin i vetmi rast që vendosën të ndihmojnë romë e serb që ishin kujdesur për nënën e tyre që kishte ngelur në Prizren në luftë.

Ilir Bytyçi, vëllai i viktimave“Familja ime dhe unë nuk kemi asgjë kundër serbëve. Nuk është faji i njerëzve, por i qeverisë. Ka qenë një udhëtim i gjatë për familjen tonë. Familja jonë nuk është raciste pasi vëllezërit e mi po ndihmonin romët dhe serbët në një vend të sigurt”.

Për rastin ka ndodhur një gjyq i ndërprerë. Atyre u është premtuar drejtësi dhe është parë si rast i lidhur me politikën. Por familja nuk ka hequr dorë kurrë./abcnews.al

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme