Studiuesit e Harvardit kanë gjetur se mishi i grillit, pavarësisht nëse është i pulës, viçit, apo peshkut, do të rrisë tensionin tuaj të gjakut për 17 për qind.
Rreziku është më i madh te personat që hanë mish të grillit ose mish të pjekur 15 herë në muaj, transmeton KosovaPress.
Studiuesit thanë se kjo vjen si pasojë e kimikale të dëmshme të cilat i përmban mishi i grillit.
Ndërsa studimi nuk mundi të provojë një shkaktar direkt të efektshëm, ata thanë se lidhja është mjaft e fortë për të paralajmëruar njerëzit që të mendojnë dy herë për konsumin e mishit të grillit.
Për të vlerësuar lidhjen, hulumtuesit në Harvard u përqendrua në ushqimin, metodat e gatimit dhe presionin e gjakut.
Në fillim, asnjë nga njerëzit në sondazhet e ndryshme nuk kishte tension të lartë, diabet, sëmundje të zemrës apo kancer.
Megjithatë, nga ndjekja 12-vjeçare, 37,123 njerëz kishin zhvilluar hipertension. Duke marrë një vështrim më të afërt, studiuesit zbuluan një lidhje të qartë ndërmjet rrezikut të lartë të hipertensionit dhe metodës së gatimit.
Rreziku i tyre ishte 17 për qind më i lartë nëse ata kishin ngrënë biftek, peshk ose mish pule më shumë se 15 herë në muaj, krahasuar me ata që kishin ngrënë mish të skarës katër herë në muaj, transmeton kp.
“Kimikatet e prodhuara nga gatimet e mishit në temperaturë të lartë nxisin stres oksidativ, inflamacion dhe rezistencë insuline që mund të çojnë në një rrezik të lartë të zhvillimit të presionit të lartë të gjakut”, tha autori kryesor i studimit, Gang Liu.
Kjo mund të çojë në aterosklerozë, e cila hap rrugën për sëmundje të zemrës dhe ngushtimin e arterieve.
“Gjetjet tona sugjerojnë se kjo mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të presionit të lartë të gjakut nëse nuk hani këto ushqime të gatuara mirë dhe shmangni përdorimin e metodave të gatimit me flakë të hapur ose temperaturë të lartë, duke përfshirë pjekjen dhe zierjen,” tha Liu.