John Dowd, njëri prej avokatëve më të mirë personal të presidentit Donald Trump, ka thënë dorëheqje të enjten nga ekipi ligjor i presidentit amerikan, vetëm disa ditë pasi bëri thirrje për një hetim të posaçëm lidhur me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e fundit presidenciale, shkruan Periskopi.
“John Dowd ka qenë një anëtar i vlefshëm i ekipit tonë ligjor dhe ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm me zyrën e këshilltarit të posaçëm në lidhje me këtë hetim,” tha Jay Sekulow, një anëtar tjetër i ekipit ligjor të Trump, në një deklaratë në POLITICO.
Sekulow nuk pranoi të trajtojë mënyrën se si do të organizohet ekipi ligjor i Trump.Dowd kishte qenë duke drejtuar bisedime me Mueller për një intervistë të mundshme me presidentin, ndërsa Sekulow trajtoi komunikimet publike./Periskopi/