Lëvizja “Vetëvendosje” nga sot, edhe zyrtarisht ka ndarë edhe asamblistët në Kuvendin Komunal të Prishtinës, raporton Koha Ditore.
Kështu nga sot, asamblistët e dalë nga LVV-ja, janë 7 me numër, 9 të tjerë kanë mbetur në Grupin Parlamentar të LVV-së, dhe një asamblistë ka zgjedhur të mbetet si e pavarur.
Prandaj, ata më nuk janë Grupi më i madh Parlamentar në KK të Prishtinës, sikur deri tani kur i kishin 17 asamblistë.
Kështu, në Grupin e Pavarur të asamblistëve në KK të Prishtinës, të cilët kanë dalë nga ai i LVV-së janë: Adrian Berisha, Bashkim Beha, Drilon Pireva, Genc Sherifi, Mimoza Sylejmani, Nol Nushi, Qëndrim Sahiti, Vala Peshku dhe Visare Gorani. Këta tani e tutje janë vetë-emërtuar si, Grupi i Pavarur i asamblistëve në KK të Prishtinës, kurse asamblistja, Valbora Petrovci ka dalë si e pavarur, duke mos u pozicionuar me asnjërin nga grupet, që u krijuan sot pas ndarjes nga grupi i përbashkët i deritashëm i LVV-së.
Tani, Grupi më i madh parlamentar, është ai i LDK-së, e cila është në opozitë me 15 asamblistë.