Simovski: Nuk do të lejoj regjistrimi politik të popullsisë

Turpi për regjistrimin e dështuar në vitin 2011 ra në llogari të Entit Shtetëror të Statistikës, thotë drejtori i këtij institucioni Apostoll Simovski. Ndërsa hetimin e Prokurorisë Speciale për dyshimin se Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti, janë dakorduar për ndërprerje të numërimit të popullsisë nuk deshi ta komentojë. Si punonjës në Entin e statistikave për 27 vjet, Departamenti i regjistrimit, megjithatë nuk ka qenë pjesë e operacionit të kryer shtatë vjet më parë. Për Simovskin dështimi është parë kur është formuar Komisioni Shtetëror i regjistrimit dhe është shkelur Ligji për Statistikë shtetërore.

Arsyeja për dështimin e regjistrimit ishte se pavarësisht se ishte operacion statistikor, ishte krejtësisht i politizuar, dhe mundësinë e politizimit e dhamë ne si institucion. E dhamë ashtu duke propozuar Ligj për regjistrim ku regjistrimin u desh ta zbatojë një trup politik, si Komisioni Shtetëror i Regjistrimit i formuar nga Qeveria, i cili sado që të jetë ekspert edhe me ekspertë nga çdo fushë, nuk ishin nga statistika dhe ishin njerëz të cilët kurrë nuk kishin kryer studim statistikor – Apostoll Simovski, drejtor i Entit shtetëror për statistikë – Apostoll Simovski, drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave.

Të gjitha të dhënat në terren të mbledhura në vitin 2011 për regjistrimin janë shkatërruar. Në Entin statistikor nuk ka asnjë gjurmë se ka filluar proces i tillë. Ligji për ndërprerje të regjistrimit i votuar në Parlament ka paraparë të dhënat të shkatërrohen. Simovski njofton se në bazë të analizës në Maqedoni planifikohet numërimi i radhës të bëhet në vitin 2020. Do të kryqëzohen të dhënat nga Fondi Pensional Invalidor dhe më shumë institucione për ta lehtësuar procesin. Të dhënat do të shënohen direkt në bazën e të dhënave, pa pasur mundësinë për t’i ndryshuar. Simovski përjashton presionet politike gjatë regjistrimit të ri, edhe pse skena politike në Maqedoni është e varur nga numrat.

Ata do të kryqëzohen on-line. Risia e dytë është se nuk do të përdoren formularë në letër, por në terren do të shkojmë me kompjuterë laptopë. Së pari të mundësohet lidhja me bazën qendrore të të dhënave, ku do t’i mbledhim të gjitha informacionet në një vend dhe të mund të kemi një transferim të drejtpërdrejtë të të dhënave nga fusha në bazën kryesore – shpjegoi Simovski.

Pasi Specialja për regjistrimin e dështuar të popullsisë gishtin e drejton te Nikola Gruevski dhe Ali Ahmeti, u prononcuan nga BDI-ja. Një ditë pas publikimi të hetimit të Janevës, qëndrimi i tyre është i njëjtë si ai i Gruevskit. Qëndrimin e përcolli Artan Grubi si anëtar i komisionit të regjistrimit dhe dëshmitar i drejtpërdrejtë i ngjarjeve në ndodhitë e vitit 2011. Sipas tij, është ushtruar regjistrim joproporcional.

Regjistrimi nuk ka dështuar, por është ndërprerë me vendim të Kuvendit dhe me vullnetin e deputetëve të zgjedhur nga populli, me propozimin e qeverisë. Pra deputetët votuan Ligj për ndërprerje të regjistrimit të vitit 2011 – tha deputeti i BDI-së, Artan Grubi.

PSP dje njoftoi se Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti si partnerë qeveritarë kanë rënë dakord regjistrimi i popullsisë të ndërpritet për të mbetur në pushtet. Të dhënat nuk do ishin në dobi as të VMRO – DPMNE-së, apo të BDI-së. Dëshmitë e PSP-së kanë sugjeruar se Gruevski dhe Ahmeti janë dakorduar që fajin e regjistrimit të dështuar t’ia mveshin Komisionit Shtetëror të Regjistrimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme