Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen në Bruksel.
Ata do të diskutojnë për normalizimin e përhershëm të marrëdhënënieve midis Prishtinës dhe Beogradit, transmeton lajmi.net
Fokusi do të jetë në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese që janë arritur, dhe mënyrat se si të arrihet një zgjidhje finale mes dy vendeve.
Temë kryesore s’ka dyshim se do të jetë edhe zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin, gjë të cilën Serbia e ka kërkuar tash e sa kohë.
Takimi do të drejtohet nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.