Demarkacioni u kry, tash korrupsioni!

Kosova ka miratuar Demarkacionin me Malin e Zi, por për t’u hequr vizat me BE-në duhet të përmbushet edhe kriteri i fundit, përkatësisht luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Deri më tani vendi ka dështuar në një luftë të tillë pasi asnjë zyrtar i lartë publik nuk është duke e vuajtur dënimin për vepra penale të korrupsionit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ndonëse para dy ditësh Kuvendi ratifikoi Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, qytetarët e Republikës së Kosovës nuk do të mundë të lëvizin ende lirshëm në zonën Shchengen.

Përkundrazi, për të ardhur deri te liberalizimi i vizave Kosova duhet ta përmbushë edhe kriterin e fundit të mbetur, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Për ta bërë një gjë të tillë, sipas ekspertëve të procesit gjyqësor, duhet të shfaqen rezultate konkrete, duke u shpallur aktgjykime dënuese në rastet e korrupsionit.

Mirëpo, sipas tyre, institucionet e Kosovës kanë dështuar krejtësisht në këtë drejtim. Megjithëkëtë, kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi ka bërë të ditur se tashmë janë identifikuar gjithsej 39 raste të korrupsionit.

Po ashtu nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës kanë deklaruar për “Zërin” se është duke u punuar intensivisht drejt përmbushjes së kriterit të fundit të liberalizimit të vizave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme