Qeveria miraton strategjinë kundër korrupsionit

 

Qeveria e Kosovës e ka miratuar strategjinë Kundër Korrupsionit 2018- 2022 . Së bashku me strategjinë është miratuar edhe plani i veprimit për zbatimin e kësaj strategjie.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, është miratuar strategjia për luftën e korrupsionit për vitet 2018-2022. Sa i përket kësaj strategjie ka folur shkurt edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se qëllimi i strategjisë për luftimin e korrupsionit është transparenca. “Qëllimi është lufta e krimit dhe korrupsionit, transparenca në administratë dhe zero tolerancë ndaj korrupsionit”, ka thënë kryeministri i vendit.

Në këtë mbledhje shefi i qeverisë kosovare ka shprehur shqetësime për ndërprerjen e energjisë elektrike. Ai ka thënë se ndërprerja e rrymës me orë të gjatë është shqetësuese. Ai ka kërkuar nga ministri Lluka që të angazhohet dhe të gjejë shkaqet e mungeses se energjisë pasi sipas tij KEK dhe KEDS po hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme