“Kosova prej 1945-s e deri më 2007, ka negociuar për ta larguar Serbinë. Thaçi prej 2011-s po negocion për ta kthyer”

Në një shkrim në portalin Koha, publicisti Veton Surroi ka kritikuar formatin aktual të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Periskopi.

Sipas tij, prej vitit 2011 zhvillohet një proces [negociator] i cili nu ka kornizë, parime e as cak. Ai ka kritikuar veçanërisht presidentin Thaçi, i cili për të marrë avantazhe personale, po merr pjesë në këto negociata.

Ai e ka quajtur gjithë këtë proces si një gropë, brenda të cilës Mogherini, Thaçi e Vuçiqi gropojnë edhe më tej.

Surroi vlerëson që duhet të ndërrojnë tri paradigma në mënyrë të arrihet ndonjë ndryshim në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai thotë që aktualisht po negociohet përmes një ‘modeli rus’ ku formalizohen konfliktet e ngrira për një periudhë të gjatë kohore. Si paradigmë e tyre që duhet të ndryshojë, është edhe ajo e asimetrisë së BE-së.

“Në gjendjen e sotme konteksti i normalizimit ka të bëjë me një qëndrim të BE-së ndaj Serbisë (anëtarësim në BE) dhe shumë qëndrime kundërthënëse ndaj Kosovës (prej anëtarësimit deri në mosekzistim si shtet). BE-ja nuk mund t’i ofrojë Kosovës anëtarësim (sepse ky vend nuk është i gatshëm për të), por një fillim i mbarë do të ishte po qe se njëzëri ia njeh të drejtën e ekzistencës si shtet.” – artikulon ai.

Ndërkohë, e treta ka të bëj me kalimin e Kosovës si ‘pala më e interesuar për këtë negociatë’ në konsensusin politik. Surroi thotë që Hashim Thaçi e ka shndërruar institucionin e përfaqësimit të vendit në negociata “si lojë qibritash para stacioneve hekurudhore; një përpjekje që nëpërmjet mashtrimit optik të krijohet një avantazh personal”.

Për t’u arritur këto, ai beson që duhet ndërprerë gropimin e mëtejmë.

Lexo shkrimin e plotë në linkun që vijon: http://www.koha.net/veshtrime/82621/urgjent-miratimi-i-ligjit-te-pare-te-gropes/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme