Hahn pas takimit me Thaçin: Mënyra më e mirë për heqjen e vizave, luftimi i krimit të organizuar

Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, pas takimit me Presidentin Hashim Thaçi në Bruksel, ka thënë se luftimi i krimit të organizuar është mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për liberalizimin e vizave, pas Kuvendi i Kosovës ratifikoi demarkacionin.
Presidenti Thaçi, pas takimit me komisonerin Hahn, tha se ‘Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim’. Nga ana tjetër Hahn përmendi luftimin e krimit të organizuar për liberalizimin e vizave.

“Presidenti Thaçi ka konfirmuar vazhdimin e përpjekjeve në luftimin e krimit të organizuar. Kjo është mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe qytetarët e saj”, ka shkruar Hahn në Tëitter.

Ai po ashtu i ka thënë Presidentit Thaci se ratifikimi i Demarkacionit ishte një hap i rëndësishëm për sigurimin e lëvizjes së lirë dhe rrugës evropiane.

Thaci gjendet në Bruksel për të vazhduar dialogun në nivelin e lartë mes Kosovës dhe Serbisë. Ai sot do të takohet me Presidentin serbe, Aleksander Vuciq. /Express/

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme