Kundërshtohet dialogu Thaçi-Vuçiq në SHBA: Pranimi i Asosacioni si kompromis, i dëmshme për Kosovën!

Opozita e Kuvendit të Kosovës ka kundërshtuar diskutimet e nisura sot në nivel presidentësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në SHBA, për definimin e formatit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve. Sipas opozitës, Kosova nuk duhet të pranojë kompromis me Serbinë për formimin Bashkësisë apo Asociacionit. Kundër kësaj ideje janë shprehur edhe njohës të çështjeve politike në vend.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti përmes konferencës javore për media ka përsëritur pakënaqësinë e partisë së tyre lidhur me rrjedhën e dialogut Kosovë-Serbi. Sipas tij, për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe “është një opinon paraprak i Gjykatës Kushtetuese i cili duhet të përfillet gjatë procesit të përgatitjes së statusit të asosacionit”, tha ai, duke shtuar se LDK nuk mbështet dialogun e drejtuar nga presidenti Hashim Thaçi.

Ndërsa nga Vetëvendosje, kanë refuzuar të deklarohen lidhur me këtë çështje me arsyetimin se janë të angazhuar në rastin e shtatë deputetëve nga radhët e VV-së që u arrestuan për hedhje të gazit lotsjellës në seancën e ratifikimit të demarkacionit.

Kështu ka bërë të ditur për “Gazeta Blic” zëdhënësja për media në VV, Tinka Kurti e cila më tej ka sqaruar se kanë pasur plan të thërrasin konfernencë lidhur me diskutimet e nisura në SHBA ndërmjet Kosvës dhe Serbisë, por atë e kanë anuluar shkaku i seancës gjyqësore të deputetëve të VV-së.

Në anën tjetër njohësi i rrethanave politike, Imer Mushkolaj ka kritikuar presidentin Thaçi për mostransparencë në përfshirje të dialogut me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, derisa ka shtuar se në asnjë formë nuk duhet të pranohet si kompromis me Serbinë formimi i asosacionit, pasi që sipas tij një gjë e tillë do të ishte e dëmshme për vendin.

Së pari Presidenti nuk ka pasur nevojë që të mbajë të fshehtë vizitën, pra nuk ka nevojë për jo transparencë. Sa i përket asosacionit këtë duhet të parë në kontekst të paralajmërimit të Presidenti të Serbisë dhe zyrtarëve tjerë Beogradit se megjithatë duhet një kompromis për zgjidhjen e çështjes së Kosovës siç thonë ata pasi që e konsiderojnë se çështja e Kosovës nuk është zgjedhur ende dhe duket se ky kompromis mund të jetë asososacioni, por jo sipas Gjykatës Kushtetuese por asosacion që nënkupton edhe autonomi politike për serbët e Kosovës dhe gjithçka është duke u sillur rreth kësaj çështje, por unë besoj se nëse kjo pranohet do të ishte një vetëvrasje politike për Thaçin në radh të parë e pastaj edhe Kosovës dhe asesi nuk guxon të ndodh për shkak se kompromisi është bërë me Serbinë, dhe ajo ka ndodhur me planin e Ahtisarit, kështu që asosacioni nuk duhet të ndodh pavarësisht asaj që mund të jetë kusht për nënshkrimin e marrëveshjes për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve”, u shpreh Mushkolaj për “Gazeta Blic”.

Imer Mushkolaj, analist

E zëvendëskryeministri i parë i Serbisë dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, tha se ai nuk pret asgjë spektakolare nga raundi sotëm të bisedimeve Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe Presidenti i institucioneve të përkohshme në Prishtinë, Hashim Thaçi në Bruksel.

Zëvendëskryeministri i parë përsëriti se Serbia kurrë nuk do të njohë shpallur në mënyrë të njëanshme pavarësinë e Kosovës, dhe rikujtoi se në BE janë pesë vende që gjithashtu nuk njohin shpallur në mënyrë të njëanshme pavarësinë e Kosovës.

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas zyrtarëve të Listës Serbe, është vetëm një nga tri qëllimet kryesore të këtij subjekti politik për vitin 2018.

Kështu është shprehur Igor Simiq, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e kësaj partie, duke thënë se kthimi i të zhvendosurve dhe mbijetesa e serbëve që jetojnë në Kosovë, si dhe arritja e sigurisë ekonomike dhe juridike për ta, mbeten sfidat dhe qëllimet esenciale, të cilat Lista Serbe do të përpiqet t’i realizojë gjatë vitit 2018./Gazeta Blic/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme