Përplasje ‘komandantësh’

 

Fjalor fyes është dëgjuar edhe një herë në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Këtë herë ka qenë kryeministri Ramush Haradinaj, ai që e ka quajtur “rrenc” deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, shkruan sot Koha Ditore.

Vërejtjen për këtë fjalor të përdorur, kryeministrit ia ka tërhequr kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

E pikërisht Veseli në seancën e mbajtur të mërkurën e kësaj jave, në rend dite të së cilës ka qenë miratimi i Marrëveshjes për demarkacionin më Malin e Zi, ka sharë deputetët e LVV-së, si reagim ndaj hedhjes së gazit lotsjellës. “Jau q… robt, jau q…”, iu ka thënë ai.

Pikërisht për këtë në vazhdimin e seancës së nisur javën e kaluar, në kohën kur është diskutuar për programin e punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2018, shefi i deputetëve të LVV-së, Glauk Konjufca, ka thënë se për punën e Kuvendit është mirë që kreut të tij, Kadri Veseli t’i mbahet një kurs edukativ.

Ndërkohë që e gjithë puna në Kuvend është shoqëruar me mungesë të shumicës së thjeshtë. Në sallë shumicën e kohës kanë qenë më pak se 60 deputetë, nga 120 sa janë. Ndërkohë pas pauzës ka pasur rreth një orë vonesë në vazhdim të punimeve, për shkak të mungesës së kuorumit, por edhe mungesës së kryetarit apo nënkryetarëve të Kuvendit për ta udhëhequr seancën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme