Opozita pa plane për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Qeveria Haradinaj e ka ecjen e sigurt. Opozita e Kosovës nuk ka plan që në afatshkurtër të iniciojë ndonjë mocion mosbesimi kundër saj, shkruan sot Koha Ditore.

Lidhja Demokratike (LDK), subjekti kryesor në opozitë, do që, para se vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të mbërrihet konsensus nacional për një listë çështjesh, por të cilat do të merrnin vite kohë.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), subjekt që këtë vit ka përjetuar traumë të brendshme, fare nuk kanë folur për mundësinë e mbështetjes së ndonjë mocioni mosbesimi kundër Ekzekutivit.

Ndërkaq, në Grupin e Deputetëve të Pavarur (GDP), ku bëjnë pjesë 12 ligjvënës që iu larguan LVV-së, prioritet nuk e kanë rrëzimin e Qeverisë, por ngritjen e atyre që i konsiderojnë “çështje që kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës së qytetarëve”.

Rrëzimi i Qeverisë do të duhej të pasonte menjëherë pas finalizimit të votimit në seancën për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, ishte vlerësim i vëzhguesve të zhvillimeve politike që javën e shkuar kishin folur për gazetën.

Këtë e arsyetonin, tek rikujtonin zhvillimet që e kanë prodhuar koalicionin qeverisës, përfshirë qëndrimet e ndryshme që, për këtë çështje, i kanë proklamuar deri tash partnerët e koalicionit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme