Limaj thërret për konsensus nacional për temat në interes të vendit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj ka bërë thirrje që të ruhet konsensusi i fundit i arritur mes partive politike në Kosovë për cështjen e demarkacionit.
Limaj në profilin e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se kalimi i demarkacionit është dëshmia më e mirë se më një dialog konstruktiv dhe intensiv në temat nacionale mund të arrihet të krijohet konsensus.

Sipas numrit dy të qeverisë së Kosovës, gjithmonë është në përgjegjësi të shumicës që për tema nacionale në vendime ta përfshije edhe opozitën.

“Sa herë është provuar që temat nacionale të personalizohen, kanë krijuar kriza, tensione, përçarje dhe vendimet kanë qenë të kontestuara dhe jo në interes të vendit”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

“Pas më shumë se tetë vjetësh kemi arritur ta kthejmë traditën e mirë që për tema nacionale të ndërtojmë konsensus sa më të gjerë. Kalimi i demarkacionit është dëshmia më e mirë se me një dialog konstruktiv dhe intensiv në temat nacionale mund të arrijmë të krijojmë konsensus. Gjithmonë është në përgjegjësi të shumicës për tema nacionale në vendime ta përfshijë edhe opozitën”, ka shtuar ai.,

“Prandaj le të na shërbejë ky moment që ta mbajmë dialogun, transparencën dhe komunikimin mes gjithë faktorëve politikë për temat nacionale dhe së bashku t’i ndërtojmë qëndrimet dhe të jemi të gatshëm të marrim vendime të rëndësishme për vendin”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme