Shqiptarët para një shekulli në opinionin publik amerikan

Mjetet e informimit publik amerikan, në vitet e pas Luftës së Parë Botërore (1914-1918), sidomos në kohën e mbajtjes së Konferencës së Paqes në Versajë (1919), informonin edhe mbi shqiptarët dhe problemin e pazgjidhur të tyre.

Natyrisht, shkrimet dhe lajmet mbi shqiptarët nuk kishin peshën dhe rëndësinë, aq sa për të mobilizuar shtresën politikëbërëse amerikane në qëndrimin për një shtet shqiptar me kufij që do të përfshinin pjesën më të madhe të popullit shqiptar, shkruan sot Memli Sh. Krasniqi në Koha Ditore.

Në rrethana ndërkombëtare të pavolitshme për shqiptarët, kur Serbia dhe Greqia kishin përkrahjen e parezervë të Francës dhe të Britanisë së Madhe, dhe kur “Miti për Kosovën (1389)” ishte pranuar nga opinioni publik perëndimor si një “tragjedi serbe”, ishte një fatmirësi për shqiptarët ngadhënjimi i Revolucionit Bolshevik në Rusi (1917), të cilët duke qenë në konfrontim me botën perëndimore-kapitaliste, publikuan marrëveshjet sekrete ndërmjet aleatëve të Antantës, si dhe të 14 pikave të presidentit të ShBA-së, W. Wilsonit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme