Kurti te Haradinajt: Dheu i Kosovës as nuk shitet e as nuk falet

Me rastin e Epopesë së Dukagjinit, kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti së bashku me disa deputetë të partisë së tij nderuan heronjtë në Gllogjan të Deçanit.

Me këtë rast, kryetari i Lëvizjes, Albini Kurti, kujtoi se më 24 mars të vitit 1999, kishim përfshirjen e NATO-s në luftën çlirimtare të UÇK-së, bombardimet e NATO-s kundër Jugosllavisë së tretë dhe forcave të Millosheviqit.

“Saktësisht një vit para bombardimeve të NATO-s nisi Epopeja e Dukagjinit, nisi kushtrimi i lirisë dhe lufta çlirimtare në Dukagjin. Sot, ne me nderim dhe respekt të thellë kujtojmë burrat, gratë e të rinjtë, pleqtë e fëmijët, që nuk janë më në mesin tonë dhe të cilët na e përkujtojnë se historia nuk kalon”, tha Kurti.

Siç njofton VV, Kurti ka thënë se toka e Kosovës përveçse e ujitur me djersën e buqëve dhe punëtorëve është edhe e larë me gjakun e dëshmorëve ka thënë Kurti.

“Ashtu sikurse dikur që çlirimi nisi prej nesh e nga brenda e më pas u ndihmua prej jashtë e nga të tjerët njësoj edhe sot zhvillimi duhet të fillojë prej nesh e nga brenda që të ndihmohet prej të tjerëve e nga jashtë. Lavdi gjithë dëshmorëve, heronjëve e martirëve të kombit shqiptar! I lehtë ju qoftë dheu i Kosovës e i tokës shqiptare që as nuk falet e as nuk shitet”, është shprehur lideri i LVV-së.

Ndërsa, deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka folur rreth kësaj ngjarje.

“Në nderim të dëshmorëve të Lirisë, në nderim të luftës së UÇK-së dhe gjithmonë në rrugën e drejtë të amanetit të dëshmorëve”, ka shkruar ai./Gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme