Kosova e Sllovenia me operacion të përbashkët: Arrestojnë 12 persona që kontrabandonin njerëz për në Evropë

Çmimi për person ishte mes 2500 e 3000 euro dhe përfitimet mujore kapnin shifrën rreth 900.000 euro.
Forcat e rendit të Kosovës dhe Sllovenisë kanë punuar së bashku dhe me 21 mars kanë arrestuar 12 persona që merreshin me kontrabandimin e njerëzve dhe operonin në tërë Ballkanin.

Sllovenia, Kosova dhe EULEX-i e Interpol-i kanë arrestuar kontrabandistët si pjesë e një operacioni të përbashkët dhe kanë shpërbërë grupin e krimit të organizuar që bazën e kishte në shtetet ballkanike.

Ky operacion ka targetuar këtë grup që kontrabantonte migrantë nga Kosova për në Slloveni përmes rrugëve të ndryshme.

Grupi përdoret metoda të ndryshme transporti për të kaluar kufijtë dhe përdornin shtëpi për strehim, duke shfrytëzuar edhe një rrjet komunikim për gjatë gjithë rrugës.

Për gjatë viteve ky grup ka kontrabanduar rreth 300 persona, përfshirë të mitur, për në Europë.

Çmimi për person ishte mes 2500 e 3000 euro dhe përfitimet mujore kapnin shifrën rreth 900.000 euro.

Ky operacion i përbashkët është konsideruar një sukses në luftën kundër kontrabandimit.

Në operacion u arrestuan tetë persona në Kosovë dhe katër në Slloveni dhe u kontrolluan 12 shtëpi.

Operacioni është udhëhequr nga zyra e prokurorit të një distrikti në Slloveni dhe Policia Kombëtare Sllovene bashkë me Policinë e Kosovës dhe prokurorin nga Zyra e EULEX-it në Mitrovicë dhe Europolin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme