Shkodra po stabilizohet, bie niveli i ujit

Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka ka njoftuar se niveli i ujit në zonat e përmbytura në Shkodër ka nisur të ulet.

Megjithatë Forcat e Armatosura të Shqipërisë vijonë të mbeten pa ndërprerje pranë banorëve. Ajo ka shkruar në facebook se janë shpërndarë mijëra kilogram ushqime, ujë i pijshëm dhe koncentrat për bagëtitë, por shumë më tepër pritet të shpërndahen.

“Ndërkohë që FA përforcuan argjinaturat e Pentarit dhe Casit bashkë me banorët, pushteti lokal të lërë propagandën boshe dhe të marrë përgjegjësitë e të bashkëpunojë për shpërndarjen e ndihmave te banorët, sipas nevojave, pa asnjë dallim”, ka shkruar ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme