Vendosja e taksës për të gjithë ata që kalojnë nëpër Rrugën e Kombit ka nxitur reagime të shumta sidomos te kosovarët. Po vlerësohet se shuma e qarkullimit në këtë autostradë është shumë e lartë.
Taksa në autostradën që lidh Kosovën me Shqipërinë do të jetë për vetura 5 euro, për autobusë 11 euro, e për kamionë 26 euro.
Por, krahasuar me vendet e rajonit këto taksa janë shumë të larta, raporton lajmi.net
Autostrada Shkup-Tetovë e gjatë rreth 40 kilometra, ka taksë vetëm 1 euro.
220 kilometra është e gjatë edhe autostrada Nish-Beograd, por që paguhet 7 euro.
Për dallim nga Rruga e Kombit, Morinë-Rrëshen që është e gjatë rreth 100 kilometra, dhe që pagesa për një veturë është vendosur 5 euro.
Ndaj këtij vendimi kishte reaguar edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.
Ai ka thënë se për këtë vendim Shqipëria nuk është konsultuar me Kosovën.
Edhe ish-lideri i PD-së, Sali Berisha ka thënë se taksa është shumë e lartë, duke hedhur akuza të rënda në drejtim të Edi Ramës.
Është paralajmëruar që taksë do të ketë edhe në autostradën Ibrahim Rugova, por çmimet raportohet të jenë më të ulëta. /Lajmi.net/