Në Shkodër, gjatë natës u hodh në erë makina e një punonjësi të policisë. Mësohet se lënda plasëse është vendosur në makinën e Admir Lishit, i cili është shefi ekonomik tek drejtoria e kufirit dhe efektiv mbështetës në prapavijë.
Ky i fundit zotëron mjetin tip ‘Benz’ me targë AA 655 MK tek i cili në pjesën e prapme u vendos lënda plasëse duke i krijuar dëme materiale.
Ende nuk janë të qarta arsyet e vendosjes së lëndës plasëse. Pista e parë dyshohet për shkak të detyrës.
Mendohet se mund të ketë qenë një sinjal ndaj 40-vjeçarit për shkak se sasia e vendosur e lëndës plasëse ka qenë aq e vogël sa nuk i ka shkaktuar dëme të mëdha. Megjithatë nuk përjashtohen edhe ndonjë pistë tjetër. Grupi hetimor ishte në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur të plotë atë që ka ndodhur.