Dallim i madh në shpenzimet e ministrave shqiptarë dhe atyre maqedonas

Të dhënat zyrtare të publikuara ditëve të fundit tregojnë për shpenzimet marramendëse të ministrave shqiptarë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

I pari në këtë listë është Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili vetëm për ushqim dhe shërbime hotelierike ka shpenzuar 14,079 euro, në periudhë prej 6 muajve. Ajo është bie në sy është se ministrat maqedonas kanë shpenzuar shumëfish më pak, madje duke pasur edhe angazhime më të mëdha.

Ja lista e ministrave dhe shpenzimet e tyre:

Kreshnik Bekteshi 14,079 Euro, Ekonomi
Bujar Osmani 13,240, Çështje Evropiane
Bilen Saliji 12,224, Drejtësi
Sadula Duraku 8,448, Ambient Jetësor
Suhejl Fazliu 6,031, Pushtet Lokal (punësim i parë)
Hazbi Lika 5,691, Marëveshja Kornizë
Nikola Dimitrov 2,611, Punë të jashtme
Dragan Tevdovski 2,606, Financa
Radmilla Shekerinska 1,600, Mbrojtje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme