Ne mërgimtarët do t’ju ndëshkojmë me votë juve pushtetarëve

Autor: Agim Ramani

Të dashur bashkëvendas,
Të dashur shqiptarë të Maqedonisë,

Ne mërgimtarët shqiptarë nga Maqedonia dhe më gjërë, me kujdes dhe brengë e ndjekim situatën e rëndë politike në vendlindjen tonë, në tokën tonë, në shtetin tonë i cili pa kontributin tonë nuk do të themeloheshte e as që do të mbietonte deri më sot.
Jemi të thellësisht të zhgënjyer si mërgimtarë me partinë e cila sot e 15 vite na përfaqëson. Jemi jo vetëm të zhgënjyer por edhe të mashtruar me mënyrën nënçmuese që ushtrohet ndaj shqiptarëve e sidomos ndaj mërgimtarëve.
Partia shqiptare në pushtet është simboli i dështimit të krejt shqiptarëve përfshirë edhe neve mërgimtarëve.
Kjo e keqe që iu ndodh mërgimtarëve shqiptarë nga Qeveria e Maqedonisë siç kemi rastin e fshirjes nga lista e votuesve paraqet aktin më shfarosës që iu ka ndodhur ndonjëherë mërgimtarëve dhe shqiptarëve në përgjithësi.
Qëllimi i kontributit tonë që ua dhamë juve që të vini në pushtet nuk ishte ky! Qëllimi i atij kontributi nuk ishte vrasja e shqiptarëve, nuk ishte burgosja e shqiptarëve, nuk ishte varfërimi i shqiptarëve, nuk ishte nënshtrimi dhe nënçmimi i shqiptarëve, nuk ishte degradimi total i shqiptarëve. Ne pas të gjitha këtyre, nuk ua bëjmë hallall të gjithë atë kontribut që ua dhamë dikur.
Ju nuk mund ta ndalni asnjëherë gjakun e pastër të shqiptarit të vijnë në tokën e vet, në familjen e vet dhe të zgjedh të parit e vet të cilët nuk iu ngjajnë juve.

Me shumë respekte dhe dashamirësi,

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme