Ismet Beqiri godet Edi Ramën për taksën në autostradë, e quan të pafytyrë

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Ismet Beqiri, ka reaguar për çmimin prej pesë eurosh të vendosur nga Qeveria e Shqipërisë për një drejtim, për këdo që kalon me veturë nëpër Rrugën e Kombit.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Beqiri këtë e ka quajtur si një vendim jo të mençur e të dëmshëm nga qeveria shqiptare e Edi Ramës.

Sipas tij, taksa në Rrugën e Kombit përbën ndëshkim për kosovarët.

Shkrimi i plotë i tij:

Të dashur miq

Edhe një veprim dhe vendim jo i mençur e i dëmshëm nga Qeveria Shqiptare.

A po ndëshkohemi ne shqiptarët, shtetasit e Kosovës për dashurinë që kemi për Shqipërinë?

A po ndëshkohemi për vizitat tona të shpeshta, jo vetëm gjatë sezonit turistik, por gjatë gjithë vitit?

A po ndëshkohemi që përkundër standardit tonë të ulët, qytetarët tonë i shpenzojnë gjithë ato para në Shqipëri?

A po ndëshkohemi me një taksë të tillë sa të panevojshme, por edhe shumë të lartë?

A po ndëshkohemi thuajse qytetarët e Kosovës po shfrytëzojnë një rrugë të standardeve të BE-së?

A po ndëshkohen bizneset nga Kosova?

A skuqeni ndonjëherë ?nuk besoj, sepse për me u skuq duhet pasur fytyrë…

I.Beqiri

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme