Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka thënë se sulmi i fundit vdekjeprurës në jug të Francës ka treguar nevojën për masa më të rrepta në luftën kundër organizatës terroriste ISIS.
Trump ka shkruar sot me rastin e nderimit të oficerit Arnaud Beltrame në Francë, i cili dha jetën e tij për të shpëtuar një peng gjatë sulmit terrorist të premten.
Trump në llogarinë e tij në Twitter shkroi se në botë ekziston “aq guxim i madh” në luftën kundër ISIS-it, por se “janë të domosdoshme masa më të rrepta, kryesisht në kufi”.
Beltrame të premten iu ofrua sulmuesit të armatosur 25-vjeçar, Redouane Lakdim, në këmbim të një gruaje penge. Ai me sukses la telefonin e tij celular të hapur, ashtu që policia të mund të dëgjonte jashtë se çfarë po ndodhte në market.
Zyrtarët thanë se kur dëgjuan të shtënat në market, ata vendosën të sulmonin Lakdim duke e vrarë atë me armë zjarri.
Beltrame u plagos rëndë dhe vdekja e tij rriti numrin e viktimave në katër, ndërsa 15 persona u plagosën.
Organizata terroriste DEASH mori përgjegjësinë për sulmin më të përgjakshmen që kur Emmanuel Macron u bë president i Francës në maj të vitit të kaluar.