Pasi shpërtheu skandali i mishit të prishur në Kosovë, një qytetar në Ferizaj ka gjetur një copë hekuri në sallamin e prodhuar nga një kompani kosovare
Ky produkt i sallamit të gjedhit është blerë në Ferizaj, raporton Gazeta Online Insajderi.
Produktin kjo familje e kishte blerë më 9 mars të këtij viti, dhe e kanë hapur gjatë ditës së sotme.
Insajderi, po ashtu, mëson se këtë gjë e ka hasur një familje e një prokurori vendor, dhe që pritet që ai të ndërmarrë hapa hetimorë.
Gjatë këtij viti në Kosovë janë konfiskuar mijëra kilogramë mish, të cilët është konstatuar të jetë me afat të skaduar e i prishur.
“Floren” është kompani kosovare, e cila merret me prodhimin e produkteve të mishit, siç janë sallamet, proshutat, suxhuku etj.